August 24, 2025
471787769_1150850203075372_7225012998681721691_n.webp.webp


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e Qeverisë sonte kanë qendruar në qytetin e Podujevës.

Aty ata kanë prezantuar programin në diplomaci e imazh ndërkombëtar, siguri e sundim të ligjit, mbrojtje e ushtri, ndërmarrësi e tregëti, bujqësi e prodhim.

Më tutje Kurti u shpreh se Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021, më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë.

”Sonte në Podujevë për të prezantuar progresin e Republikës në diplomaci e imazh ndërkombëtar, siguri e sundim të ligjit, mbrojtje e ushtri, ndërmarrësi e tregëti, bujqësi e prodhim. Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021. Më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë përpara drejt fitoreve të reja, punëve të mira, qeverisjes së drejtë dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, ka shkruar Kurti.

Në Llap takohemi përsëri më 15 janar, ka shtuar Kurti.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *