January 10, 2025
WhatsApp-Image-2025-01-08-at-12.58.04-1024x575-1-696x391-1.jpeg


Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi nga selia blu ka denoncuar, sipas tij, shkeljen e procedurave të tenderit për organizimin e një koncerti festiv në Greqi nga bashkia e Fierit.

Konkretisht sipas Baçit bashkia “ka shpallur një tender, me datë 6 janar, pra para 2 ditësh, fituesi i të cilit do të shpallet me datë 8, pra sot, për një aktivitet që do të zhvillohet më datë 11, pra pas tri ditësh”.

Baçi thekson se çdo “gjë e bërë me ngut, në shkelje të procedurave të një shteti serioz, me qëllimin e vetëm justifikimin e turit të patronazhimit të Partisë Socialiste në Greqi, si koncert festiv patriotik”.

“Ne u bëjmë thirrje fierakëve të braktisin çdo përpjekje patronazhimi”, tha Baçi.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *