January 8, 2025
vjosa-osmani-1.png


Presidentja Vjosa Osmani u ka uruar të gjithë besimtarëve, Krishtlindjen ortodokse.

Osmani ka thënë se kjo festë kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe  forcojnë si shoqëri.

“Në këtë ditë feste, uroj të gjithë besimtarët ortodoksë për paqe, harmoni dhe begati në familjet e tyre.  Kjo festë na kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si shoqëri. Qoftë kjo kremtë një moment reflektimi dhe gëzimi për të gjithë! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka thënë presidentja Osmani.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *