January 8, 2025
der.jpg


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në fokus forcimin e kontrollit dhe garantimin e sigurisë ushqimore në tregjet e vendit për sektorin blegtoral.

Shërbimi veterinar ka vijuar kontrollet në të gjithë zinxhirin blegtoral edhe këtë fillimvit. Sipas specialistëve, monitorimi ka në fokus edhe murtajën e derrave. Deri tani qarku i Shkodrës mbetet i pastër, ndonëse vend kufitar me Lezhën, ku javë më parë ngordhën disa bagëti të prekura nga kjo sëmundje.

Shefi i Shërbimit Veterinar, Mark Preçi, tha për mediet se, “në qarkun Shkodër, sot për sot nuk kemi asnjë rast të kafshëve të dyshimta apo pozitive për sa i përket murtajës afrikane të derrave”. Sipas tij, për shkak të situatës, vëmendja do të jetë e shtuar në çdo bashki të qarkut.

“Ne kemi rritur sistemin e alertit dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me fermerët. Veterinerët e shërbimit janë në terren pa ndalim, dhe nuk raportohet asnjë rast i dyshuar”, theksoi Preçi. Në Shkodër operojnë dy stabilimente të rritjes dhe përpunimit të mishit të derrit dhe aty kontrollet do të jenë periodike.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *