96
Gjesti u eliminua nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.
Ish-banori ka qenë një nga konkurrentët më të fortë brenda, ndonëse largimi i tij nuk pritej.
Ai ka qenë në një televotim kokë me kokë me Drilonin, pas një avantazhi që pati Leonardo Gashi.
Këngëtari pejan u shpreh i lumtur pas daljes dhe tha se Drilon Rama dëshiron që ta fitojë këtë format.
Megjithatë, largimi i tij ka prekur banorët, të cilët kanë qenë shumë të afërt me të.
Derisa po qëndronin në oborr, atyre i janë lëshuar disa nga këngët më të njohura të Gjestit.
E Xheneta nga ana tjetër po qëndronte vetëm dhe filloi të qante teksa po dëgjonte këto projekte, ku shihej e mërzitur për të.
Burimi i Lajmit
#Pas #daljes #së #Gjestit #Xheneta #qan #pasi #dëgjon #këngët #tij
#showbiz #bigbrothervip