January 8, 2025
ffa244ad-8fde-4d70-94d8-26d6083a46e4-1024x683-2.webp.webp


Kosovanews dje raportoi ekskluzivisht për përfshirjen e zyrtarëve të lartë policorë në fushatën elektorale të PDK-së, pasi hetuesi policor Idriz Gashi kishte marrë pjesë në tubimin e PDK-së në fshatin Rrezallë të Skenderajt, ku ishte i pranishëm edhe Sami Lushtaku.

Edhe pse  me ligj dhe rregulloret e  brendshme të Policisë së Kosovës pjestarët e policisë i kanë të kufizuara aktivitetet dhe pjesëmarrjet nëpër tubimet e partive politike, kjo gjë duket se nuk po i pengon që të marrin pjesë madje edhe udhëheqësit e policisë.

Partia Demokratike e Kosovës edhe pse tashmë ndodhet në opozitë  duket se ka lënë rrënjë të thella në politizimin e Policisë së Kosovës dhe vendosjen e njerëzve të saj të besuar në pozicionet kyçe të policisë.

KosovaNews ka zbuluar edhe një rast akoma më skandaloz të përfshirjes së udhëheqësve të policisë në fushatën elektorale të PDK-së .

Bëhet fjalë për Nexhmi Krasniqin i cili aktualisht është drejtor rajonal për kufirin përendimor në kuadër të Policisë Kufitare të Kosovës.

Në disa të fotografi të publikuara nga kandidati për deputet i PDK-së Fatbardh Rexha në një tubim në Prizren shihet edhe Nexhmi Krasniqi që dikur ishte edhe Drejtor Rajonal i Policisë së Prizrenit. Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe kandidati tjetër për deputet i PDK-së Nait Hasani ish ambasador i Kosovës në Shqipëri.

“Në Prizrenin e bukur e historik bashk me Nait Hasanin u prita me shumë ngrohtësi dhe entuziazëm për fitoren e Partisë Demokratike te Kosovës dhe Bedri Hamzës Kryeministër” thuhet ndër të tjera në postimin e z.Rexha

Edhe pse në publikimin e fotografive z.Rexhaj është përkujdesur që mos ta fokusoj pjesëmarrjen e Nexhmi Krasniqit në këtë tubim, ai duket qartazi në qoshin e fotografisë në të majtë.

Nexhmi Krasniqi i pranishëm në fushatën e kandidatëve të PDK-së në Prizren

Përndryshe Nexhmi Krasniqi është përfolur disa herë nëpër media si i përfshirë në lidhje me grupet kriminale që operonin në rajonin  e Prizrenit, mediat ai kishin publikuar fotografi të z.Krasniqi i shoqëruar me njerëz të dënuar për drogë.
Në vitin 2015 Krasniqi ishte suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës pas raportimeve të disa qytetarëve për dyshimet në lidhje me grupet e haraqit dhe fajdeve,  ai ishte bërë cak i hetimeve të Prokurorisë Speciale dhe Euleksit mirëpo këto hetime kishin dështuar për shkak të dekonspirimit të hetimit.

Gjithashtu Nexhmi Krasniqi kishte qenë në shënjestër të akuzave të Lëvizjes Vetvendosje në vitin 2016 në lidhje me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari pasiqë kishte dhënë deklarata kontraverse duke thënë se Dehari kishte vdekur nga mbidoza e medikamenteve.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *