May 14, 2025
1-4-696x696-1.jpg


Ministria e Drejtësisë ka përfunduar procesin e marrjes së arkivave noteriale të paadministruara ndër vite, përfshirë ato të noterëve që u janë hequr licencat dhe ish-noterëve.

Ministri i Drejtësisë Ul si Manja bëri të ditur sot se vetëm në vitin 2024 u realizuan 30 marrje arkivi, duke siguruar akses për dokumente që datojnë deri 25 vite më parë.

Manja u shpreh se emrat e noterëve që administrojnë këto arkiva janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, duke ofruar transparencë dhe mundësinë e munguar deri më sot për çdo qytetar për të siguruar dokumentet e tyre.

“Mbrojmë qytetarët nga abuzimet, duke rikthyer aksesin e munguar në arkivat noteriale”, u shpreh Manja.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *