January 8, 2025
pellumb-gjoka.jpg


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për aplikacionin famëkeq “SKY ECC”, nis gjykimi në themel në GJKKO i dosjes “Metamorfoza”.

Në seancën e parë në themel nuk është paraqitur biznesmeni Pëllumb Gjoka, por ai ka zgjedhur të mbrohet nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.

Prokurori Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK-ut, kërkon vijimin e shqyrtimit gjyqësor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore.

Avokati i ish-shefit të policisë Ardrit Hasanbegaj kërkon shtyrje të seancës për shkaqe proceduriale për të pasur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.  Ndërkohë, avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë të shtyhet në afatin maksimal për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për legjitimimin e “SKY ECC”- së.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *