January 8, 2025


Emisari në largim i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është krenar për bashkëpunimin e BE-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë mandatit të tij.

Lajçak në platformën X ka shkruar për takimin me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe ndihmës sekretarin James O’Brien.

“Misioni im i parë më 2025 më çoi në SHBA. Në Washington DC kam pasur diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanofin. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm BE-SHBA gjatë mandatit tim”, ka shkruar ai në X.

Bashkimi Evropian një ditë më parë konfirmoi se është në proces të përzgjedhjes së pasuesit të Lajçakut. 

The post Lajçak: Krenar për bashkëpunimin BE-ShBA gjatë mandatit tim appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *