January 8, 2025
arrestimi-i-ilir-meta-1-770x4331-1.jpg


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë pak orë qelinë ditën e sotme, pasi është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Ish-Kreu i Shtetit mbërriti në ambientet e SPAK rreth orës 11:00, ndërsa i pranishëm gjatë marrjes në pyetje do të jetë përfaqësuesi i tij ligjor Genc Gjokutaj.

Ilir Meta do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, si person nën hetim.

“Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”, shkroi Meta në Facebook, përpara se të mbërrinte në Prokurorinë e Posaçme.

Ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”.

SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes “Berisha 2”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *