January 9, 2025
oriola-1.jpg


Një nga femrat më të bukura shqiptare duket se i ka dhënë fund beqarisë.

Bëhet fjalë për modelen e njohur, Oriola Marashi.

28-vjeçarja njihet për stilin e saj të jetesës dhe ka kohë që jetën private e ka mbajtur larg syrit publik, shkruan IndeksOnline.

Njëjtë ka vendosur të veprojë edhe së fundmi, duke publikuar fotografi e vetme, me një unazë me diamant në gishtin ku vendoset unaza e fejesës.

Pa bërë ndonjë njoftim madhor dhe pa zbuluar identitetin e mashkullit fatlum, Oriola duket se po shijon në privatësi këtë kapitull të ri të jetës së saj.

Një tjetër fotografi e postuar në “Instagram Story” më herët thekson akoma më shumë një unazë me diamant, që është tipike unazë propozimesh.

Na mbetet t’i urojmë vetëm më të mirat.





Burimi i Lajmit
#Fejohet #Oriola #Marashi
#showbiz #bigbrothervip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *