January 8, 2025
anitta-hipper-600x360-1.png


Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës për miratimin e Projektligjit për liritë fetare përmes së cilit pritet të definohet statusi për Kishën ortodokse serbe.

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në konferencën e sotme për media tha se miratimi i këtij ligji në Kuvendin e Kosovës është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë kur u pyet mbi statusin e Kishës serbe.

“Dhe për projektligjin e Kishës ortodokse serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për liritë fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e kuvendit që të mbështesin miratimin e ligjit”, tha ajo.

Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen e Ohrit janë dakorduar që të palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës ortodokse serbe.

“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës ortodokse serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane”, thuhet ndër të tjera në Nenin 7 të marrëveshjes së 27 shkurtit 2023.

Për këtë çështje në mars të 2023-ës kishte folur kryeparlamentari Glauk Konjufca ku kishte thënë se Kisha ortodokse serbe nuk mund të bëhet me status special.

Ai kishte thënë se shteti sekular i Kosovës e ka “distancën e barabartë ndaj çdo bashkësie fetare në Kosovë”, përfshirë edhe atë ortodokse.

“Është larg barabartë të gjithave njëjtë. Kisha ortodokse tash nuk mundet me kërku për një status special në shtetin e Kosovës, ku ne e nënshkruajmë atë”.

Megjithatë, Konjufca kishte thënë se “statusin do ta definojmë se i mungon”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *