Sulmet kibernetike ndaj departamenteve shtetërore të Tajvanit u dyfishuan në 2024 krahasuar me një vit më parë në 2.4 milionë sulme në ditë tha Byroja Kombëtare e Sigurisë së vendit.
Agjencia shtoi se shumica e sulmeve vinin nga Kina. Tajvani në vitet e fundit është ankuar në lidhje me “ngacmimet” që vinë nga Kina që nga politike e ushtarake tek edhe siguria kibernetike.
Rrjeti i Shërbimeve Qeveritare mori mesatarisht 2.4 milionë sulme në ditë vitin e kaluar, dyfishin e sulmeve ditore të 1.2 milionë që u regjistruan në 2023.
Kina disa herë ka mohuar përfshirjen në sulme kibernetike, por shpeshherë është akuzuar nga qeveritë e huaja, veçanërisht ajo Amerikane e cila tha javën e kaluar se hakerët Kinezë kishin vjedhur dokumente nga Thesari Amerikan.
Raporti Tajvanez tha se Kina nisi disa nga sulmet për të përkuar me stërvitjet ushtarake kineze rreth ishullit, duke përfshirë sulmet e shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS) të krijuara për të ndërprerë aksesin në faqet e internetit të institucioneve të transportit dhe financiare të Tajvanit. /PCWorld Albanian