Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu ka reagur pas vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit për çështjen e privatizimit të Hotel Grandit.
Sallahu nëprmjet një reagimi në facebook ka shtruar një varg pyetjesh për z.Behxhet Pacolli i cili ka qenë i përfshirë në këtë proces tejet të dyshimt edhe pse ai nuk kishte konkuruar fare në këtë proces të privatizimit.
Sallahu ka thënë se procesi i privatizimit të Hotelit Grand nga Pacolli, Zelqif Berisha, Remzi Ejupi ka prodhuar skenar korruptiv sa që në të ardhmen mund të bëhet një film që tejkalon përmasat vendore.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të zv.ministrit Sallahu:
Procesi i privatizimit të Hotelit Grand nga Pacolli, Zelqif Berisha, Remzi Ejupi si dhe aktorë të tjerë pjesëmarrës ka prodhuar aso skenarësh korruptiv që në të ardhmen lirisht mund të bëhet një film cilësor që i tejkalon përmasat vendore.
Për t’i shfaqur disa elemente të këtij skenari, natyrisht korruptiv, z. Pacolli mund të na përgjigjet në pyetjet si në vijim:
1. Cili ka qenë propozimi i Ahmet Shalës- si zëvendës drejtor i AKM-së ( atëherë Agjencia Kosovare e Mirëbesimit) drejtuar z. Behgjet Pacolli, Remzi Ejupi dhe Gazmend Abrashi?
2. Në cilin shtet u diskutua propozimi i Ahmet Shalës dhe si u dakorduat për propozimin e tillë?
3.Si u ndajtën aksionet në mes Zelqif Berishes, Z. Pacolli dhe Remzi Ejupit?
4.Për çfarë shume ishte blerë Hotel Grandi?
5.Cfarë kishte në përmbajtjen e letrave të datës 16 prill dhe 11 tetor të z.Selim Pacolli drejtuar AKP-së?
7. Pse s‘ka pas kthim të përgjigjeve nga AKP ?
8. Në mes shkurtit dhe prillit 2012 sa para i‘u kërkuan në formë ryshfeti z. Pacolli dhe z. Ejupi për të regjistruar pronësinë e aksioneve mbi Hotelin Grand?
9. Cili ishte roli i Astrit Haraqisë në ketë proces?
10. Cili ishte roli i Ukë Rugovës në këtë proces?
11. Kush të vizitoi në shtëpi dhe çfarë të kërkuan?
12. Me 16 mars 2012 në Sëiss Diamond ishte zhvilluar një takim në mes Selim Pacollit, Gazmend Abrashit dhe Remzi Ejupit. Cfarë bisedash kanë ndodhur aty dhe a është regjistruar ajo bisedê?
13. Cili ka qenë roli i gruas së Dino Asanajt në këtë proces?
14. A e ka lajmëruar z. Pacolli shefin e eulexit për ryshfet nga persona të AKP-së apo të lidhur me AKP-në.
14. Pse e ndërruan prokurorin e eulexit pasi gjeti prova të mjatushme për tentativa për kërkim të ryshfetit?Kush ishin pjesë e hetimeve?
15 Si prokuroja tjeter e Eulexit i pushoi hetimet për 4 muaj!
16. Pse ishte marrë në pyetje nga prokuroria Baton Haxhiu?
17. Personat e përfshirë në këtë proces cilave subjekte politike i takonin?
Për shkak të këtyre veprimeve të faktuara të personave pjesëmarrës në këtë proces, Republika e Kosovës e ka humbur rastin në Arbitrazh. Kēsisoj, 6 milionë euro të taksapaguesve të qytetarëve shkojnë ne xhepin e një njeriu me mentalitet feudal!
Z. Pacolli, jep përgjigje për keto, të tjerat pyetje duhet t’i shtrojë prokuroria pas hapjes së rastit!