January 8, 2025
Screenshot-17-5.png


 Albert Gjukaj është maestro, krijuesi dhe afaristi i suksesshëm shqiptar, njeriu me fantazi të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për krijimin e këpucëve dhe çantave speciale, luksoze dhe të cilësisë së lartë…

No description available.

Albert Gjukaj është artist në zanatin tij, meqë krijon përtej fantazisë e imagjinatës së zakonshme. Tashmë është i njohur dhe i vlerësuar edhe ndërkombëtarisht për talentin dhe punën që bënë.

Kush është njeriu me pasion e përkushtim të rrallë për këpucët? Albert Gjukaj, nga Strellci i Deçanit, me vendbanim në Cyrih të Zvicrës, aktivitetin e zhvillon në Luzern, si bashkëpronar i kompanisë “Mr. Dapper”. Përtej mjeshtrit, krijuesit e dizenjatorit unik të këpucëve luksoze, Albert Gjukaj është bashkëshort e baba i shkëlqyer. Bashkëshortja e tij, Dona, është edhe mbështetësja më e madhe, krahu i djathtë i Albertit.

Si lindi historia e tyre e dashurisë? Për revistën tonë, “Kosovarja”, çifti Albert e Dona Gjukaj tregojnë se ata u dashuruan në shikim të parë. Dona: “U martuam shumë të rinj, në vitin 2005. Ishte dashuri në shikim të parë. Jemi njëjtë të dashuruar si në ditën e parë”. Ndërkaq, Alberti tregon se bashkëshorten e ka pasur përherë mbështetje. “Kam filluar të punoj me këpucë në vitin 2007. Si shumica e bizneseve ka ulje-ngritje, por gruaja ime e dashur, Dona, më ka mbështetur gjithmonë. Ajo e ka parë gjithmonë talentin tim për këpucët dhe modën. E, nëse doni të vazhdoni me kompanitë e mëdha të modës në mbarë botën, shpesh u duhet të udhëtoni në panaire lëkure ose panaire këpucësh, ndonjëherë keni ekspozita vetë dhe punoni shumë, kështu që do kaloni pak kohë në shtëpi e do udhëtoni shumë, andaj edhe keni nevojë për një grua të fortë, e cila është gjithmonë për t’u mbështetur dhe motivuar. Dona e dinte gjithmonë se ëndrra ime ishte të hapja një dyqan të bukur dhe elegant këpucësh për meshkuj. Nga viti 2019 hapëm dyqanin “Mr. Dapper” dhe u futa në akomodim luksoz dhe individual”, thotë Alberti. Në anën tjetër, Dona shton se ajo do të jetë përherë pranë të shoqit, për ta bërë rrugëtimin e tij edhe më të suksesshëm. “Jam mbështetëse dhe dua ta shohë duke u realizuar profesionalisht dhe emocionalisht, meqë për Albertin krijimi i këpucëve është edhe pasion, e përmbushë shpirtërisht. Kurse, Alberti potencon se viti 2024 ishte i suksesshëm, sepse ka mundur të njoh artistin e madh Pirro Ruco dhe disa biznesmenë të mëdhenj nga Shqipëria, por jo vetëm. “Gjithmonë kam dashur të punoj më shumë me komunitetin shqiptar, meqë shqiptarët viteve të fundit janë bërë shumë të suksesshëm profesionalisht. Gjithashtu, sukses ishte arritja e dytë në finalen e Kampionatit Botëror të Këpucëve në Londër. Por, më se shumti u lumturova kur u nominova për “Swissalbs”. Pas shfaqjes në “Swissalbs” kam pasur shumë reagime nga njerëzit tanë dhe kjo më gëzon. Aktualisht po lansojmë koleksionin e ri të këpucëve dhe çantave për meshkuj, projektimi dhe prodhimi i të cilit do të jetë gati rreth muajit mars. Çdo pjesë është bërë dhe qepur tërësisht me dorë”, thotë Alberti. Të kujtojmë se “Mr. Dapper” është dyqan i specializuar me këpucë me masa personale dhe çanta me lëkurë krokodili dhe aligatori, ku mund të bëhet çdo çantë dhe këpucë sipas kërkesave të klientit.

Ç’thotë Alberti për VIP-at shqiptarë?

Me Albertin flasim edhe për VIP-at shqiptarë. “Shumica e VIP-ave shqiptarë nuk e posedojnë stilin elegant që unë e preferoj. Por, kisha pasur dëshirë të krijoj diçka për Sabri Fejzullahun ose Ilir Shaqirin, meqë janë ikona të muzikës dhe kanë stil ideal. Gjithsesi, emra të fuqishëm të botës së biznesit në Shqipëri, nga Shkodra e Tirana, kanë bërë porosi të këpucëve dhe çantave”, thotë tutje Alberti. Po, për gruan e tij, a do të krijonte diçka speciale? “Do ta jepja botën për gruan time, por unë prodhoj vetëm këpucë për meshkuj. Por, ndryshon puna kur është fjala për çanta me lëkurë krokodili, meqë krijoj edhe për femra”. E, sa i përket planeve, Alberti shton se po planifikojnë një zgjerim në nivel ndërkombëtar, meqë shpejt “Mr. Dapper” do të jetë edhe në Majami e Dubai, ku do të ketë showroom-et e veta e ku do të prezantohen produktet e brendit.

Për fund

Në fund, pa dyshim, vjen urimi për vitin 2025 nga Alberti e Dona. “Urime të përzemërta të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, me porosinë që ta mbështesim më shumë njëri- tjetrin në Vitin e Ri!”.

Nderim Neziri





Burimi i Lajmit
#Pas #çdo #burri #të #suksesshëm #qëndron #një #grua #fortë
#showbiz #bigbrothervip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *