Postuar: Janar 6, 2025 | 9:02
Në përballjen mes Tiranës dhe Kukësit, te bardheblutë u panë disa fytyra të reja.
Kështu debutoi Ernest, i cili luajti nga minuta e 52-të.
Te Tirana gjithashtu u aktivizua edhe mesfushori peruan, Ribaldo Cerna. Ky i fundit deri në dhjetor ishte pjesë e Turbinës në Kategorinë e dytë, ndërsa është duke u testuar te bardheblutë. Ai luan si mesfushor i avancuar.
Është 26 vjeç dhe ka luajtur prej 2017-ës me UTC Cajamarcan. Lojtari shihet si një zëvendësues i Fjoart Jonuzit që u largua ditë më parë.
PANORAMASPORT.AL