January 4, 2025
Capture-66-1-770x441-1.jpg


Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku pasagjerët e ardhshëm dhe ata që nisen, priten dhe përcillen me atmosferën e traditës shqiptare, K’cimin e Tropojës.

“K’cimi i Tropojës” është futur edhe zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO në fillim të këtij muaji.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të mirëseardhjes në tokën shqiptare që t’pret e t’përcjell me K’cimin e Tropojës, një pasuri që i përket gjithë botës tashmë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *