December 29, 2024
FOTO-KQZ-MBledha-08-11-2024-1200x823-1.webp.webp


Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur me datë 23 dhjetor kishte kërkuar kërkuar zgjatjen  e afatit prej 3 ditësh për aplikim për votim nga diaspora, kjo kërkesë ishte bërë nga përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike ishin pajtuar që t’i drejtoheshin sekretariatit të KQZ-së dhe të merrnin vlerësimin  e tij se a është e mundur teknikisht që të shtyhet afati prej 3 ditësh për aplikim për votim me postë dhe a paraqiste kjo gjë ndonjë komplikim kohor sa i përket periudhës së votimit.

Pas kësaj kërkese Sekretariati i KQZ-së  me 25 dhjetor kishte bërë një paraqitje të statistikave të aplikimeve me postë dhe kishte vlerësuar se i gjithë procesi ka shkuar në rregull dhe po vazhdon të jetë i tillë dhe se nuk kishte ndonjë problem teknik.

Në dokumentin që ka siguruar KosovaNews, sekretariati i KQZ-së kishte vlerësuar se edhe nëse aplikimi për regjistrim shtyhet për 3 ditë shtyrja nuk ndikon në fillimin e periudhës së votimit përmes postës.

“Nëse afati i aplikimit për regjistrim vendoset të shtyhet deri në tri (3) ditë, shtyrja nuk ndikon në fillimin e periudhës së votimit përmes postës, e cila me planin kohorë të aktiviteteve është caktuar të filloj me datën: 9 janar 2025” thuhet në pikën 4 të këtij raporti.

Sekretariati i KQZ-së kishte bërë një vlerësim përfundimtarë ku kishte thënë se nëse KQZ vlerëson se afati i aplikimit mund të shtyhet më së voni deri me datën 29 dhjetor 2024, Sekretariati i KQZ, mund ta përfundoj të gjithë procesin e shqyrtimit të kërkesave të aplikimit për regjistrim.

“Vlerësim përfundimtar Duke marrë për bazë afatet e përcaktuara në rregulloret zgjedhore (afati i fundit i aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe afatin e certifikimit të listës së votuesve) nëse KQZ vlerëson se afati i aplikimit mund të shtyhet më së voni deri me datën 29 dhjetor 2024, Sekretariati i KQZ, mund ta përfundoj të gjithë procesin e shqyrtimit të kërkesave të aplikimit për regjistrim, përfshirë verifikimet sipas procedurës, por që afati i certifikimit të listës përfundimtare të votuesve nuk mund të ndodh me datën 4 janar 2024” thuhet në pikën 6 të këtij raporti.

Pasi  vlerësimit të sekretariatit, KQZ mbajti  mbledhjen e saj të rregullt me 26 dhjetor ku në rend dite ishte shtyrja e afatit për regjistrim të votuesve nga diaspora për 3 ditë pra deri më 29 dhjetor, mirëpo kjo mbledhje dështoi pasiqë  munguan anëtarët e PDK,LDK,AAK dhe Lista Serbe.

Pas dështimit të mbledhjes, me 26 dhjetor në orët e mbrëmjes KQZ sërish ishte përpjekur që edhe një herë të organizoj mbledhje elektronike me procedurë qarkulluese për të miratuar të njëjtat pika përfshirë edhe regjistrimin nga diaspora.

Por edhe kësaj radhe  ishin sërish përfaqësuesit e LDK-së(Sami Hamiti),PDK-së(Ilir Gashi,Arianit Elshani), AAK-së(Ibrahim Selmonaj) dhe Listës Serbe (Gordana Llaban), të cilët nuk morën pjesë për të  votuar për ta shtyer afatin për aplikim për të votuar me postë nga mërgata.

Ndërkohë sipas burimeve të KosovaNews 6 anëtarë të KQZ-së duke përfshirë 3 anëtarët e pakicave,  kryetarin Kreshnik Radoniqi dhe dy  përfaqësuesit e VV-së Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi përmes emailit kanë votuar që të shtyhet afati prej 3 ditësh.

Por që ky votim të ishte i vlefshëm duhej kuorumi prej 7 votash gjë që e pamundësuan përfaqësuesit e partive të opozitës në KQZ: PDK,LDK,AAK dhe Lista Serbe. Sipas burimeve të KosovaNews, partitë opozitare ishin koordinuar me Listen Serbe që të pamundësohej zgjatja e afatit për të aplikuar për të votuar nga diaspora.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *