June 28, 2025
462637956_2006721959831463_9051070630319972568_n.jpg


Gazetari Vullnet Krasniqi është njëri nga banoret e ‘Big Brother VIP Kosova’ i cili me rrëfimin e tij mbrëmë ka bërë bujë të madhe në media.

Vullneti ka pranuar homoseksualitetin e tij. Në një rrëfim emocionues, ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë.

Andaj mes fytyrave publike nuk mungoi mbështetja që nga kolegët e tij, artistë dhe me veprimin e fundit Zhaklina Lekatari ka treguar mbështetjen e saj maksimale për Krasniqin, shkruan “Kosovarja”.

“Vullneti shënoi një moment historik për televizionin kosovar dhe shoqërinë. Ky akt i guximshëm jo vetëm që pasqyroi autenticitetin e tij si individ, por gjithashtu hapi një bisedë të rëndësishme rreth pranimit dhe diversitetit në një platformë që prek miliona shikues. Me këtë hap, ai sfidoi tabutë dhe i dha kurajë të gjithë atyre që ndihen të papërfaqësuar, duke treguar se liria për të qenë vetvetja është një akt revolucionar në vetvete” ishin fjalët e Lekatarit.





Burimi i Lajmit
#Pas #deklaratës #së #Vullnetit #për #orientimin #tij #seksual #Zhaklina #disa #fjalë
#showbiz #bigbrothervip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *