January 5, 2025
Ylli-Limani.png


Yll Limani u shfaq për herë të parë në një intervistë ekskluzive me prindërit e tij në “Mirëmbrëma yje”. Një bisedë e lirshme, me ritëm e që vërtitej rreth Yllit, fëmijërisë, rrugëtimit, shkollimit dhe suksesit. Në fakt, ai s’ka folur ndonjëherë për gjë tjetër përveçse karrierës dhe kureshtja për të mësuar mbi jetën e tij private nuk mungon.

Pikëpyetjeve u përgjigjet nëna e tij.
-Po vajza a ka sjellë në shtëpi?

Yll Limani: Në shtëpi jo, por jashtë shtëpisë…

Babai i Yllit thotë se nuk ka folur ndonjëherë me të për vajza. Ama nëna e tij shton se ai i dëgjon të gjitha kur ajo dhe Ylli diskutojnë. Ajo zbulon edhe preferencat për nusen e ardhshme të shtëpisë.

Yll Limani: Me mamin i flas dhe është shumë e kujdesshme që mos të më japë asnjë lloj miratues ose… nuk guxon të flasë.

-A e ke merak këtë punën e nuses?

Mamaja e Yllit: Ia ka nisur të më brengosë nga pak, por nuk e di.

Mamaja e Yllit: Do të kisha qejf të kishte gjetur një nuse që ajo ta dojë më shumë se ky atë.

-Do e doje nga Prishtina? Nga Shqipëria?

Mamaja e Yllit: S’do t’i përzihesha për kë i pëlqen, por po.





Burimi i Lajmit
#Nëna #Ylli #Limanit #nxjerr #sekretet #gjetur #nusen
#showbiz #bigbrothervip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *