December 28, 2024
Sali-Berisha-SPAK-del-deshmia-kompleksi-gjenerali-kraja-millonai-prokuroret-6.jpeg


Engert Pëllumbi është gjyqtari që do të shqyrtojë në Apelin e Posaçëm ankimimin e SPAK kundër vendimit të GJKKO për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Prokuroria e Posaçme, më 16 Dhjetor, ankimoi vendimin e GJKKO-së, duke kërkuar rikthimin në “arrest shtëpie” të kreut të PD-së.

Kujtojmë që më 27 nëntor, GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të lirë.

Por menjehere, po ate ditë reagoi SPAK duke thënë se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” vazhdon.

“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.

Përgjatë një viti gjykatat e të gjitha niveleve lanë në fuqi masën e arrestit shtëpiak, një masë që GJKKO e mori pasi Berisha refuzoi të zbatojë masën ‘detyrim paraqitje’, duke e cilësuar atë si antikushtetuese.

Ish-kryeministri është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” në tetor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim. I pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *