May 14, 2025
39a72146-82ac-4769-b466-7a74767f91fe.jpeg


Një rrëshqitje e masivit të dheut ka ndodhur në fshatin Gurth-Spaç, njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë. Incidenti është raportuar në faqen e përroit të Gurth-Spaçit, ku ndodhen edhe galeritë e një miniere.

Sipas grupit të punës së bashkisë Mirditë, rrëshqitja ka përmasa të konsiderueshme, me një gjatësi prej rreth 40 metrash dhe një thellësi prej 20 metrash, në koordinatat 41°54’57.1”N, 20°04’04.5”E.

Si pasojë e rrëshqitjes, përroi ka devijuar rrjedhën dhe është futur në galeritë e minierës, duke shkaktuar bllokimin e makinerive dhe kalimeve. Deri më tani, nuk raportohet për rrezik ndaj banesave, por janë evidentuar dëmtime të tokave bujqësore të banorëve të zonës.

Strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë Mirditë janë duke rakorduar me grupin e punës në terren dhe ekipin inxhiniero-teknik të minierës për të përcaktuar masat e nevojshme që do të ndërmerren në vijim.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *