Në mbledhjen e fundit për vitin 2024 të qeverisë, është miratuar propozimvendimi për ndarjen e shtesave të njëhershme me vlerë prej 100 eurosh për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.
Ky vendim u miratua njëzëri.
“Të dashur qytetarë, siç ju kemi njoftuar bashkë me ministrin Murati të dielën, qeveria është e përkushtuar që atëherë kur kemi rritje ekonomike e të hyra buxhetore, ato të rishpërndahen tek ata që më së shumti kanë nevojë. Andaj të dashur fëmijë, të gjithë ju të moshës nga 0-16 vjeç dhe të gjithë që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijët edhe sivjet do t’i përfitoni nga 100 euro, e gjithashtu edhe pensiomarrësit e kualifikuar”, tha ndër të tjera kryeministri Kurti.