December 28, 2024
osmani-aps-takimit.webp.webp


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti takim lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Para mediave, e para e vendit tha se ishte kënaqësi të bashkëpunonte me ambasadorin amerikan, diplomatin që është angazhuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sapo përfunduam takimin lamtumirës me ambasadorin Hovenier, i cili jo vetëm që po përfundon misionin e tij në Kosovë, por edhe karrierën e tij të bujshme si diplomat. Një diplomat karriera e të cilit është lidhur në jo vetëm një rast me Republikën e Kosovës, angazhimi i tij për lirinë dhe pavarësinë tonë ka qenë i pandalshëm qysh para 25 vjetëve, si një diplomat që merrej me Kosovën dhe kontribuonte për lirinë tonë, për të vërtetën, e veçanërisht për mbrojtjen e së vërtetës, dhe pastaj si një diplomat i angazhuar në ekipin e presidentit Ahtisaari, kur edhe u propozua pavarësia për Republikën tonë, dhe në të gjithë procesin e shtetndërtimit deri te misioni i tij, këtu në Kosovë si ambasador”, tha Osmani.

Ka qenë kënaqësi e veçantë që të bashkëpunojmë në këto tri vjet, që të punojmë shumë afër në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe qytetarëve të shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe mbi të gjitha në mbrojtjen e themeleve të kësaj aleance ekzistenciale për popullin tonë”.

Në fund ajo shtoi se me marrjen e detyrës së Hovenierit si ambasador në Kosovë, veprimi i parë që bënë ishte dërgimi i kurorave të luleve para përmendores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *