December 28, 2024
presidentjaaaaa-1024x682-1.webp.webp


Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot njëzet e katër prokurorë të rinj, pothuajse gjysma prej tyre janë gra.

Në ceremoninë e betimit para presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale”.

Presidentja Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *