December 28, 2024
dfdfdfdfd2.jpg


Postuar: Dhjetor 27, 2024 | 14:07

Në vitin 2025, garazhi i Red Bull do të jetë skena e një dueli personalitetesh. Me Maks Vershtapenin të vendosur si shpirti i paepur i ekipit, tashmë në skuderi vjen Liam Lauson, një pilot që njihet jo vetëm për talentin e madh, por edhe si një personazh shpërthyes që premton të ndezë Formulën 1.

dfdfdfdfd

Nëse Vershtapen mbetet “gjeli” në ekip, Lauson mbërrin si një pitbull, i gatshëm të kafshojë që në momentin e para ata që do të përpiqen të ndalojnë ngritjen e tij. Për skuderinë nga Milton Keynes, menaxhimi i këtij kombinimi egosh do të jetë një detyrë titanike, një sfidë aq e madhe sa ruajtja e dominimit të tyre në pistë, në një vit ku nuk do ta kenë të lehtë, duke parë rritjen e madhe të MekLarenit dhe Ferrarit.

Liam ka bërë një garë në vitin 2023, por letra e tij e prezantimit në Botërorin 2024 ishte kurioze dhe ai u emërua nga disa si “djali i ri” i keq në F1. Piloti i ri i ekipit austriak tregoi se nuk është vetëm agresiv në pistë. “Nuk jam këtu për të bërë miq”, tha ai pas kritikave të shumta që mori për ridebutimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *