Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Xhenetës dhe Sarës, duke krijuar tensione në bisedë.
Xheneta e akuzoi Sarën se kërkon vazhdimisht vëmendje nga meshkujt dhe madje sugjeroi se ajo u kërkonte atyre ta mbështesnin në lojë.
Sara iu përgjigj me qetësi, duke theksuar se nuk i intereson aspak opinioni i Xhenetës.
Në vijim të debatit, Xheneta ngriti një tjetër akuzë, duke pretenduar se Sara kishte gënjyer për të qenit fytyra përfaqësuese e Kosovës për një markë të njohur të rrobave të banjos.
“Ti mund të flasësh për Shqipërinë, edhe aty me dyshime, sepse di mjaft për këtë,” tha Xheneta. “Nuk je imazh për Kosovën. Ti vetë e ke pranuar në tualet se nuk je.”
Nga ana tjetër, Sara reagoi fort, duke e mbrojtur pozicionin e saj. “Jam imazh i markës, si për Kosovë, ashtu edhe për Shqipëri. Kompania jashtë vendit konfirmon gjithçka, dhe ti do të dalësh shpifëse,” iu përgjigj ajo Xhenetës.