December 28, 2024
kqz.png


Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka dështuar të mbahet në mungesë të kuorumit. 

Në këtë mbledhje ka qenë vetëm kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, dhe anëtarët e KQZ-së nga radhët e partisë në pushtet, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi.

Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë edhe shqyrtimi i rekomandimit të sekretariatit të KQZ-së për shtyrjen e afatit për regjistrim të mërgatës deri më 29 dhjetor.

Krasniqi ka thënë se mungesa e anëtarëve të PDK-së , LDK-së dhe AAK-së lidhet me këtë çështje. “Ata edhe më herët kanë shfaqur kundërshtitë e tyre për çfarëdo shtyrje të afateve nga KQZ-ja për pjesëmarrjen e KQZ-së në procesin zgjedhor. Le të na tregojnë a i ka kapur barku a zemra … Kjo mungesë është e pandershme. Nuk mundemi për këtë çështje kaq të rëndësishme ta mbyllim këtë mbledhje”, ka theksuar ai.

Afati për regjistrim të mërgatës përfundon sot në orën 00:00. 

Deri më tani janë 83 mijë votues nga mërgata që janë regjistruar.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *