December 29, 2024
arian-bellai-dhe-bazion-tragaj.jpg


Postuar: Dhjetor 26, 2024 | 18:42

Vora e mbylli si kryesuese pjesën e parë të sezonit në Kategorinë e Parë. Në dy sezonet e fundit, Vora ka qenë me objektiva të mëdha, pasi synon ngjitjen në Superiore. E provoi këtë edhe gjatë sezonit të kaluar dhe ishte një ndër pretendentet kryesore, por ndeshja dramatike me Apoloninë në “play off”, ia hoqi të drejtën e pjesëmarrjes.

arian bellai dhe bazion tragaj

Duket se skuadra është në rrugë të mbarë dhe pretendon përsëri ngjitjen. Në gjysmën e parë të kampionatit ajo kryeson e vetme renditjen e së Parës dhe po ecën në rrugën e duhur për të realizuar objektivin. Megjithatë, për drejtorin sportiv të Vorës, Bazjon Tragaj, kjo arritje nuk është gjithçka. Kampionati në vazhdim do të jetë edhe më i fortë e për këtë skuadra duhet përforcuar edhe më shumë. Kjo do të nisë nga merkato e dimrit. “Është e vërtetë që kemi bërë shumë në këtë pjesë kampionati dhe kryesojmë të vetëm. Gjatë rrugës janë vërejtur edhe probleme, që kanë nevojë për riparime. E pafalshme ka qenë sfida në Tropojë, ku skuadra pësoi 3 gola brenda 30 minutave, gjë që s`kishte ndodhur kurrë më parë.

Ky qe një mësim edhe për ne drejtuesit, pasi Vora ka nevojë për riparime. Ndaj, do të hyjmë në merkato për lojtarë më cilësorë, sepse objektivi ynë është bërë i qartë. Ngjitja në Superiore do të jetë e pashmangshme. Ne duhet ta sigurojmë vendin e parë të paktën dy javë para fundit të sezonit. Do t’i bindim lojtarët tanë dhe vetë ata ta kuptojnë, që kur të futen në fushë të kërkojnë vetëm tri pikë. Pas kësaj, do të shihni Vorën e vërtetë, ekipin që kërkojmë ne. Jam plotësisht i sigurt, se në fund të sezonit Vorën do ta shikoni në Superiore, së bashku me skuadrat e tjera elitare”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *