December 27, 2024
kurti-3-jpg.webp.webp


Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka ftuar sërish mërgatën që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kurti ka thënë edhe se, procedura për një gjë të tillë kurrë s’ka qenë më e lehtë.

‘‘Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat e konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë nuk ka qenë’’, ka thënë ai mes tjerash.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *