59
Shkenda Dubova ka arritur një tjetër triumf me brendin e saj inovativ për dobësim KENDA.
Pas tre vitesh pune të palodhshme, përkushtimi dhe pasioni, tani kanë prezantuar linjën e re të pajisjeve për dobësim dhe mirëqenie trupore: “Kenda Body Space” dhe “Kenda Light Space”, përcjell Indeksonline.
Shkenda Dubova, Drejtoresha dhe pronarja e brendit, tha: “Ne jemi të përkushtuar për të ofruar pajisje që jo vetëm përmirësojnë cilësinë e jetës, por pasqyrojnë vizionin tonë për një botë më të shëndetshme dhe inovative. Me “Kenda Body Space” dhe “Kenda Light Space”, ne po vendosim një standard të ri në industrinë globale të kujdesit trupor.
Zhvillimi dhe krijimi i këtyre pajisjeve është realizuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe inxhinierë të specializuar nga Gjermania, si dhe në bashkëpunim me kompaninë vendore Formon, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në dizajnin industrial të pajisjeve. Çdo aspekt i këtyre pajisjeve është i patentuar globalisht, duke siguruar që ato të mbeten unike dhe ekskluzive për Kenda Center LLC.
Burimi i Lajmit
#KENDA #nga #Shkenda #Dubova #brendi #më #kërkuar #në #botë
#showbiz #bigbrothervip