30
Vlashent Sata, në një intervistë në “Natën me Aulonën” në MCN, kujton fillimet e lidhjes së tij me Dojna Memën dhe si të dy kanë kaluar momente të veçanta që nga ardhja e djalit të tyre, Nolan Soli.
Ai thotë se tani lidhja e tyre është më e fortë, dhe përqendrohen më shumë tek përkujdesja për fëmijën. Vlashenti tregon se ka marrë shumë mësime nga Dojna dhe ka bërë sakrifica, përfshirë lënien e Francës për të qenë pranë saj. Megjithatë, edhe pse janë një familje e lumtur, ata ende nuk kanë bërë dasmën, por kanë një plan për ta organizuar atë, duke pritur që të mblidhen më shumë miq rreth tyre.
Ti dhe Dojna nuk keni bërë dasmë, mos gaboj?
Vlashent Sata: Jo, s’kemi bërë, jo.
E keni në plan, e mendoni, si je ti për dasmën?
Vlashent Sata: Sot kishim një set fotografish dhe po i thoshim atij fotografit, është Enis Abdullahu, është një artist fantastik, “po hajde mo e bëjmë tha, të paktën bëjmë fotot”, thashë ja se i bëjmë tani. Nuk e di, nuk e ndiej të nevojshme. Ndoshta mund ta bëjmë një festë, jam i sigurt që një festë do ta bëjmë, kur të kemi ndonjë shtëpi në fshat ose ndonjë vend të madh, të kemi një tavolinë 200 vendëshe.
Burimi i Lajmit
#Vlashent #Sata #dhe #Dojna #Mema #të #bëjnë #dasmë #por #një #kusht
#showbiz #bigbrothervip