December 25, 2024
bardhi-kuvend.jpg


Gazment Bardhi ka reaguar pasi Partia Socialiste refuzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e Grupit të PD-së për ngritjen e një Komisionin Hetimor për Portin e Durrësit

“Refuzimi i mazhorancës dëshmi e qartë se projekti nuk i shërben interesave të qytetarëve”, u shpreh ai.

Gazment Bardhi theksoi se i shërben interesave të Belinda Ballukut dhe klientëve të tij.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Refuzimi i mazhorancës për hetim parlamentar për aferën e Portit të Durrësit nuk është thjesht antikushtetues, por është dëshmi e qartë se projekti nuk i shërben interesave të qytetarëve, por vetëm interesave të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe klientëve të tyre.

Një mazhorancë që ka bindjen se projekti është në interes të zhvillimit, pse ka frikë nga transparenca, pse ka frikë nga hetimi parlamentar, pse pengon ushtrimin nga opozita të të drejtës së saj për kontroll parlamentar?

Pengimi ka vetëm një qëllim: Të fsheh për pak kohë aferën korruptive të Portit të Durrësit, edhe pse ajo po del në sipërfaqe dita ditës.

E vërteta mund të pengohet të dalë plotësisht për pak kohë, siç u pengua për vite e vërteta për inceneratorët, por ajo nuk mund të pengohet përjetësisht. Përgjegjësit e kësaj afere do të mbajnë përgjegjësi të plotë, sado të përpiqen, që në kundërshtim me Kushtetutën dhe më votë politike, të refuzojnë hetimin parlamentar



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *