December 25, 2024
starova.jpg


Superiorja mbylli gjysmën e sezonit dhe Dinamo u shpall kampione e dimrit, me ndjekës Partizanin. Edhe në fund gara është shumë e ethshme, me Tiranën, që ka hyrë në vorbullën e mbijetesës. Një nga trajnerët më të shquar në vendin tonë, gjithashtu figurë ikonike e futbollit shqiptar, Sulejman Starova, në një intervistë për “Panorama Sport” i bën një analizë 19 javëve të luajtura.

starova

Dinamo mposhti Egnatian, ndërsa Partizani mundi Vllazninë. E treguan këto ndeshje se kush janë dy ekipet më të forta? Jo, jo. Situata ishte e tillë që këto ndeshje nuk kanë treguar ndonjë gjë të veçantë.

Partizani e kishte për detyrë ta fitonte ndeshjen me Vllazninë. Kjo e fundit vinte si asnjëherë tjetër me një numër aq të madh mungesash, sa rrallë ndodh. Mungonte e gjithë mbrojtja, bashkë me portierin. Sulmuesit Çoba dhe Mala luanin si mbrojtës krahu. Nuk është tregues kjo ndeshje, por kjo nuk e mohon faktin se Partizani është pretendent.

Si një trajner me eksperiencë të madhe, si mendoni se do të ndikojë te Partizani largimi i tre lojtarë kryesorë në secilin repart? Në momentin kur po largohen këta lojtarë, për mendimin tim nuk ka sens. Nuk është moment i mirë, por duhet të pranojmë kushtet në të cilat ndodhen klubet tona. Lojtarët janë gjithë kohës me oferta në tavolinë. Për më tepër tashmë oferta po vijnë edhe për lojtarë mesatarë, jo që bëjnë diferencën.

Kjo është diçka jo e mirë për kampionatin dhe pozitive për lojtarët nga ana individuale. Për një trajner është mungesë e madhe. Është e rëndë të të largohen tre lojtarë kryesorë, aq më tepër që dyshja RrapajCara kanë qenë fizionomia apo fytyra e Partizanit. Dy lojtarë cilësorë, driblues gjithashtu, që në kampionatin tonë rrallë i gjen. Mesa di po përpiqen të sjellin lojtarë, kanë sjellë një mbrojtës të djathtë në vend të Hadrojt.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *