December 25, 2024
130487.jpg


Tradita e Top Channel vazhdon me një surprizë të jashtëzakonshme për shqiptarët këtë vit!

Këngëtarja legjendare shqiptare, Parashqevi Simaku, i rikthehet skenës muzikore pas dekadash mungese, pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel.

Në kuadër të traditës së përvitshme, Top Media ka zgjedhur për vitin 2024 këngën e veçantë “E duam lumturinë”.

Kënga hapet me zërin magjepsës të Parashqevi Simakut, duke sjellë nostalgji dhe emocion tek të gjithë shqiptarët. Më pas, skena plotësohet nga disa prej personazheve më të dashur të ekranit, ata që na shoqërojnë çdo ditë përmes projekteve të Top Channel.

Në qendër të kësaj kënge qëndrojnë fëmijët dhe lumturia e tyre, dhe nuk mund të mungonte kori i vogëlushëve. Me zërin e tyre të ëmbël dhe të brishtë, ata sollën një dritë të veçantë, duke e kthyer këngën në një mesazh plot ngjyra dhe shpresë për të gjithë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *