4
Elhaida Dani, drejtuesja artistike e Festivalit të 63, ka ndarë me publikun historinë e saj të betejës me paragjykimet që kanë shoqëruar jetën e saj personale. Ajo ka folur për momentet e vështira që ka kaluar, duke përshkruar dashurinë, rrëzimin dhe ringritjen e saj pas vështirësive.
Dani shpjegoi se si dashuria ndaj Ledianit, u kthye në një sfidë të madhe për të, pasi shumëkush nuk e kuptoi dhe e gjykoi.
“Ndonjëherë, nuk janë dritat e skenës ato që të verbrojnë, por janë hijet e paragjykimeve që të ndjekin pas,” tha ajo, duke kujtuar momentet e vështira kur dashuria e saj u shndërrua në një arsye për ta kritikuar.
Ajo rrëfeu se edhe pse u përball me akuza dhe komente të hidhura, duke u cilësuar tradhtare nga ata që nuk e njihnin, përkundër gjithë asaj, nuk dorëzoi shpresën.
“Ka momente në jetën e një artisti ku gjithçka që je, gjithçka që ke ndërtuar vihet përballë një bote që pret të të gjykojë. Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet paragjykimeve që të ndjekin pas. Isha në atë sallë, e mbani mend, në atë skenë, duke ndjerë çdo hap, ritëm, dhe po ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova!
Nuk ishte një akt, nuk ishte një shfaqje, ishte një ndjesi e pastër. Ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më gjykuar dhe për të më ndëshkuar. E keqja është që ti e ndjen shumë rëndë, shumë thellë si një takë të thyhet papritur dhe rrëzohesh.
Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin. Vetëm tre ditë mjaftuan që çdo gjë të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin, që nuk e kuptonin zemrën time, ndërsa mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj.
Jam rritur me ëndrrën për të fituar. Jam rritur për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari; kjo është vajza ime!”, u shpreh Elhaida Dani.
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing ëith The Stars”, por fituan njëri-tjetrin. Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit.
Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh. Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin. Por, më pas erdhi ndarja e çiftit.
Burimi i Lajmit
#dashurova #Elhaida #Dani #flet #për #paragjykimet #ndaj #lidhjes #Ledian #Agalliun
#showbiz #bigbrothervip