December 23, 2024
1x-1.jpg


Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet lidhur me influencën e medias sociale tek fëmijët dhe të rinjtë.

Bllokimi, pjesë e një plani të gjerë për ti bërë shkollat më të sigurta, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm tha Kryeministri Edi Rama pas një takimi me prindërit dhe mësuesit në mbarë vendin.

“Për një vit do ta mbyllim për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri,” tha Rama.

Disa vende Europiane përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën të cilët kanë vendosur kufizime në median social për fëmijët. Rama fajësoi median sociale, TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë ambienteve shkollore.

Vendimi i qeverisë erdhi pasi një 14-vjeçar u ther për vdekje në Nëntor nga bashkëmoshatarë të tij. Mediat lokale kanë raportuar se incidenti erdhi pas një argumenti mes dy të rinjve në median sociale. Video të të rinjve që mbështesnin dhunën ishin përhapur në TikTok.

TikTok reagoi duke kërkuar qartësi nga qeveria Shqiptare në lidhje me bllokimin. Rrjeti social tha se nuk kishte gjetur asnjë provë që autori dhe viktima kishin llogari në TikTok dhe se videot që çuan në këtë incident janë postuar në një platformë tjetër.

/PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *