December 23, 2024
130251.jpg


Pas një gare plot emocion dhe konkurrencë të fortë, Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj të veçantë, “Karnaval”.

Pavarësisht pritshmërive të larta dhe mbështetjes së zjarrtë nga fansat, këngëtarja nuk arriti të fitojë këtë vit, duke i lënë rrugën grupit “Shkodra Elektronike” për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025.

Me një total prej 135 pikësh, Elvana përfundoi vetëm disa pikë larg triumfit. Fituesit, “Shkodra Elektronike”, me këngën e tyre energjike “Zjerm”, grumbulluan 143 pikë, duke u shpallur fitues të padiskutueshëm falë një kombinimi të pikëve nga juria dhe votat e publikut, një risi e këtij edicioni.

Pas shpalljes së rezultateve, Elvana shprehu mirënjohjen e saj të thellë për dashurinë e publikut dhe dërgoi një mesazh frymëzues për të gjithë ata që e mbështetën:

Faleminderit me zemër dhe mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do ngrihem”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *