December 25, 2024
130356.jpg


Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Liqenin e Thatë në kryeqytet.

Për rreth 40 minuta rruga e Liqenit ka qenë e bllokuar pasi aktorja Egla e Ceno kishte bllokuar qarkullimin sepse një vajzë i kishte thënë “meriton një dru”.

Pavarësisht këmbëguljes dhe lutjeve të qytetarëve të rastit të cilët e kishin të domosdoshme të lëviznin, teksa reshjet e shiut binin papushim, Ceno nuk hapte rrugën duke kërkuar sensibilizim të qytetarëve me të, shkruan Ditarmedia.

Sipas informacioneve, Ceno u konfliktua me vajzën tjetër aty për aty, se kujt i takonte të hapte rrugën e para. Ky konflikt mesa duket, ka përfunduar me kërcënime. Ndërkaq, Ceno ka kryer kallëzim për kanosje.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *