December 24, 2024
2d35f890-dcd4-4ad0-b8db-0691ce161115-770x433-1.jpg


Punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe i dorëzuan qytetarit portofolin e humbur, i cili përmbante një shumë parash dhe disa dokumente identifikimi.

Gjatë patrullimit në bulevardin “Republika”, punonjësit e Policisë gjetën portofolin dhe, përmes komunikimit në rrjetet sociale, mundësuan kthimin e tij te qytetari që e kishte humbur.

Qytetari falënderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *