December 24, 2024
bllokohen-rrugen-rr-el-761x450-1.jpg


Mbështetës të opozitës po protestojnë në 5 pika kyçe të Tiranës në kuadër të mosbindjes civile, ndërsa janë bllokuar akset kryesore të kryeqytetit.

Bllokimi i akseve rrugore ka krijuar një kaos në qarkullimin e mjeteve, ndërsa nuk kanë munguar debatet mes drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar në rrugë dhe qytetarëve protestues që nuk lejojnë kalimin.

Pamjet e mësposhtme të siguruara nga gazetarët e Neës24 tregojnë forca policore që ndodhen pranë pikave ku protestohet, por nuk ka ndërhyrë, përveç disa thirrjeve me megafon që të lirohen rrugët duke i konsideruar vepër penale.

Në anën tjetër opozita e konsideron si të drejtë Kushtetuese të sajën protestën, ndërsa paralajmëron drejtuesit e Policisë së Shtetit se do të përballen me ligjin.

“Policia duhet të merrte masat për mbarëvajtjen e protestës”, tha Oerd Bylykbashi, duke akuzuar strukturat e rendit se nuk ka ndërmarrë asnjë masë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *