December 23, 2024
458671786_1019248079993919_7266335291384469331_n-850x441-1-780x439-1-jpg.webp.webp


Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet për të certifikuar edhe grupin e dytë të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahe më 9 shkurt 2025.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur se në rend dite është shqyrtimi i rekomandimeve për certifikimin e 17 subjekteve politike me gjithsej 674 kandidatë për deputetë. 

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me certfikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e hënë, 23 dhjetor 2024, ora 13:30) në rend dite është certifikimi i 17 subjekteve politike me 674 kandidatë”, tha Elezi.

Javën e kaluar, KQZ ka certifikuar 11 subjekte politike me gjithsej 606 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. 

Gjatë periudhës së aplikimit të subjekteve politike (1 shtator – 11 dhjetor 2024), 28 subjekte politike me gjithsej 1,280 kandidatë kanë dorëzuar kërkesën për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *