December 24, 2024
IMG_1426-300x163.jpeg

Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Poterq të Klinës, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktimë e këtij aksidenti ishte Erblin Berisha, 25 vjeçar.

Ky i fundit nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë vdiq.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë, ndërsa Gazeta Sinjali ka mësuar se ndjeri nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugës, moment ky që ishte fatal për të.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i 25 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *