December 25, 2024
InShot_20241223_232659068-scaled.jpg


Një ngjarje me protagoniste Egla Cenon ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Liqeni, ku rruga èshtë bllokuar për 40 minuta.

Sipas Ditar Media, Ceno u konfliktua me vajzën tjetër aty për aty, se kujt i takonte të hapte rrugën e para.

Ndërsa Egla ka reaguar pak më parë në profilin e saj të Instagramit, ku ka sqaruar gjithë situatën.

ditarmedia Më duhet të reagoj edhe për këtë lajm sepse nuk kam dëshirë të mbaj në kurriz fantazitë shumëngjyrëshe të gazetarëve.

Në lagjen time te Liqeni i thatë është një situatë e paimagjinueshme për sa i përket trotuatëve, vendeve të parkimit publik etj, @bashkiatirane është në dijeni sepse ka disa vjet që personalisht iu lutem të hedhin sytë edhe nga ne.

Sonte duke u kthyer në shtëpi, isha në korsinë time dhe makina përballë nuk shkëmbehej dot. Pasi u krijua një varg prej disa makinash një vajzë që nuk e kam parë asnjëherë në lagje afrohet te xhami im me sjellje kërcënuese dhe duke i rënë fort xhamit me dorë. Unë e mbylla xhamin pasi nuk doja konflikt.

Telefonova Policinë dhe e prita. Vajza u “zhduk” por i morëm video dhe targën. E njëjta më dërgoi edhe një mesazh mallkimesh e kërcënimesh në IG që sigurisht do i dorëzohen policisë.

Prita Policinë pasi asnjë qytetar nuk mund të kërcënohet “gratis”, për më tepër kur nuk ka asnjë faj, dhe të dalë paq. Për këtë janë ligjet. Liria e tjetrit fillon ku mbaron liria jonë, sido që ta kemi emrin.

Gazetarja që ka shkruar lajmin, të më ndjejë për pritjen në trafik, por unë jo vetëm që do kisha pritur, por edhe do isha solidarizuar. Dhe nuk do kisha shkruajtur paçavure si “Egla Ceno bllokon trafikun se një vajzë i tha bla bla bla”! Trafiku u bllokua sepse rruga në lagjen tonë është jashtë standarteve dhe makina që u bllokua përballë meje nuk ishte e njëjta makinë nga e cila doli vajza në fjalë. Nejse, u klikofsh sa më shumë se duket qartë nga shkrimi qëllimi i lajmit. Gazetaria nuk është interpretim, është pasqyrim! Nuk toleroj dëmin e imazhit për disa klikime rrjetesh sociale. Jam që jam në polici!”



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *