2
Asma al-Asad , gruaja e presidentit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad , ka bërë kërkesë për divorc dhe dëshiron të transferohet në Londër.
Thuhet se ajo tashmë ka bërë kërkesë për divorc në një gjykatë ruse dhe është në pritje të lejes për t’u transferuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ka shprehur pakënaqësinë e saj për jetën në Moskë.
Asma ka shtetësi të dyfishtë, britaniko-siriane dhe ka jetuar me prindërit e saj në Londër për disa kohë. Ajo u transferua në Siri në vitin 2000, kur ishte 25 vjeç dhe më pas u martua me Asadin.
Ajo u takua me burrin e saj, ndërsa ai studionte në Londër dhe ajo punonte në JP Morgan, shkruan Indeksonline.
Ish-zonja e parë siriane aktualisht po lufton gjithashtu me probleme shëndetësore, duke qenë se e kapërceu kancerin e gjirit në vitin 2019 dhe në maj të këtij viti u diagnostikua me leuçemi.
Gazeta turke “Habertürk” raportoi se Asma al-Asad dëshiron të largohet nga Moska dhe të shkojë në Angli, duke qenë se ka nënshtetësi britanike dhe se ka mbështetjen e nënës së saj Sahar Otri , e cila ka filluar të konsultohet me një firmë prestigjioze ligjore në Angli.
Asma vuan nga leuçemia dhe gjendja e saj shëndetësore nuk mund të monitorohet në mënyrë adekuate në Moskë, shkruajnë mediat turke dhe arabe.
Lajmi për divorcin vjen pasi Bashar al-Assad është detyruar të largohet nga Siria dhe përballet me kufizime të shumta pasi i është dhënë azili në Rusi.
Autoritetet ruse kanë ngrirë gjithashtu asetet e tij, të cilat thuhet se përfshijnë 270 kilogramë ar, dy miliardë dollarë dhe 18 apartamente në Moskë.
Kujtojmë se rebelët sirianë i dhanë fund sundimit autoritar 24-vjeçar të Bashar al-Assad.
Ai hipi në një avion dhe iku në Rusi, ku Vladimir Putin i dha azil.
Burimi i Lajmit
#Gruaja #Bashar #alAssadit #kërkon #divorcin #nga #dikatori #pëlqen #jeta #në #Rusi
#showbiz #bigbrothervip