25
Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora dhe grumbulloi 143 pikë në total.
Por kush janë Shkodra Elektronike?
Shkodra Elektronike është një grup muzikor i përbërë nga dy emigrantë shqiptarë të rritur në Itali, shumë larg qytetit të tyre, Shkodrës. Grupi është krijuar nga kantautori-producenti Kolë Laca dhe kantautorja Beatriçe Gjergji. Shkodra Elektronike, një duo elektronike shqiptare me banim në Itali, bëjnë ri-interpretim modern të këngëve tradicionale shkodrane.
Në nëntor 2019, Shkodra Elektronike marrin pjesë në Luleborë 2019 me këngën “Ku E Gjeta Vedin”, videoklipin e të cilës e sjellin më 27 janar 2020. Më datë 22 tetor 2020 publikojnë videoklipin “Synin Si Qershia”. Më 4 prill 2023, sjellin videoklipin “Vaj Si Kenka Ba Dynjaja”, në bashkëpunim me Fanfara Tirana. Muzika e këngës dhe produksioni audio është realizuar nga vetë Shkodra Elektronike.
Burimi i Lajmit
#përfaqësojë #Shqipërinë #në #Eurovision #Kush #është #Shkodra #Elektronike
#showbiz #bigbrothervip