December 24, 2024
berisha7-180x135-1.jpg


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar dhunën sic tha ai ndaj Agron Gjekmarkajt dhe Gazment Bardhit.

Në përfundim të protestës, Sali Berisha i bëri thirrje të gjithë demokratëve kudo që ndodhen që të gjuajnë me vezë dhe domate ministrat e qeverisë, sapo ti shohin.

Sipas tij, urdhrin për të dhunuar Agron Gjekmarkajn dhe Gazment Bardhin e ka dhënë Edi Rama.

“Dënoj me forcë më të madhe dhunën e urdhëruar nga Edi Rama ndaj nënkryetarit të Parlamentit dhe nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj, ndaj nënkryetari të PD dhe kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi. I them Edi Ramës dhe Ervinit me 3 mbiemra se këto akte i marrim personale. Ndaj ftoj demokratët që ti gjuajnë kudo që ti shohin këta kriminele me vezë dhe domate në cdo rast. Kjo kërkon që sapo t’ja u shihni makinat e tyre ose ata vetë drejt tyre breshëri vezësh dhe domatesh. Duhet të marrin përgjigjen që meritojnë, sepse të godasësh me projekt…sepse ai që ka goditur Gjekmarkajn ai ka marrë skemë nga Edi Rama dhe Gazment Bardhin, të cilin Rama e urren sepse po ja dërgon të vëllain dhe vetë Ramën në burg”, tha Berisha duke theksuar se sot ishte një ditë triumfi.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *