December 25, 2024
abdixhiku-4.webp.webp


‘’Përballë një qeverie që ka dështuar ta përmirësojë jetën e qytetarëve dhe që e ka izoluar vendin, viti 2025 do të jetë viti i ndryshimit dhe i ringritjes sonë të madhe historike’’, ka deklaruar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit në kremtimin e 35 vjetorit të themelimit të LDK-së.

Sipas tij, populli është bashkuar me vizionin e LDK-së për një të ardhme më të mirë.

‘’Momentumi ynë i jashtëzakonshëm – i cili po dëshmohet çdo ditë nga entuziazmi dhe mbështetja e gjerë qytetare anëkënd Kosovës –  na tregon se sot, njësoj si në kohën kur u vendosën themelet tona, populli është bashkuar me vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Sot, më shumë se kurrë, është e qartë se Kosova po kërkon ndryshim’’, tha Abdixhiku.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *