December 23, 2024
abdixhiku-jpg.webp.webp


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar disa pamje të projekteve të Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dhe Gaming Hall që pritet të investojë nëse fiton në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku, përmes një postimi në facebook ka thënë se kostoja e gjithmbarshme është rreth 60 milionë euro

“Përveç Stadiumit Kombëtar në Kryeqytet, si pjesë e Qendrës Kombëtare të Sportit do të jenë dhe Pallati i Ri i Sportiv, Pishina Olimpike e Gaming Hall Për sportet elektronike. Në Kompleksin më të madh sportiv në rajon, do të vendoset dhe Fakulteti i Sporteve.

Ky projekt, është prezentuar tashmë dhe para investitorëve potencial. Kostoja e gjithmbarshme është rreth 60 milionë euro – pak a shumë aq sa u shpërndanë sot me një vendim! Po. Aq sa u shpërndanë vetëm sot!

Pra, për të gjithë ata që pyesin se nga paratë – u them se Kosova ka para, ka mundësi ka dhe nevojë – sidomos nevojë për investime që lënë shenjë një kohë e krijojnë zhvillim. Kosova nuk ka një Qeveri që bën punë me 12 miliardë euro buxhet! Deri në shkurt!

Ndryshimi, megjithatë po vjen!

Në Prishtinë, në një lokacion të përbashkët, Stadium Kombëtar me 25-30 mijë ulëse; Pallat i sporteve me dorë me 8 mijë ulëse, Pishinë Olimpike me 3 mijë ulëse e Gaming Hall me 2 mijë ulëse. Ndërtesa moderne; kushte moderne; kompleks modern për dekada në vijim!”, ka shkruar Abdixhiku



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *