Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 35-të të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në fjalën e tij kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 23-dhjetorin e vitit 1989, datë kjo kur intelektual të shquar të kohës nisën lëvizjen më të madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci.
“Sot nderojmë dhe kujtojmë 23-dhjetorin e vitit 1989 datën që 35 vjet më parë intelektualë të shquar të kohës nisën lëvizjen më të madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci. Themeluan Lidhja Demokratike të Kosovës dhe në krye të saj u vendos arkitekti i vetë Kosovës presidenti historik Ibrahim Rugova te i cilin sot i bëmë nderime”, tha Abdixhiku.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë të rikujtojë momentet historike që të bëhen bashkë dhe të krijohen momentume të reja.
The post 35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpartiakë nderojnë Rugovën appeared first on KosovaNews.